Pak dite me pare kompozitori Agim Doci beri nje deklarate te papritur dhe aspak pozitive per kengetarin Alban Ramosaj.
Per shkak se ishte pjese e jurise ne “Festivalin e Kenges”, ai shpesh eshte pyetur se perse nuk ju dha fitorja Albanit por Roneles.
Z.Doçi u shpreh se si shqiptar i Kosoves, Albani do bente me mire te perfaqesonte Kosoven e jo Shqiperine, thene keto fjale ne menyre tallese dhe duke folur aspak mire edhe per kengen e Albanit duke e quajtur nje parodi te estrades se Tiranes.
Pas kesaj deklarate te kompozitorit, nuk mungoi as reagimi i revoltuar i Albanit i cili vuri ne pah ndarjen qe Z.Doci po bente mes dy vendeve, Shqiperise dhe Kosoves, duke e etiketuar si rracist.
Albani gjithashtu permendi shume emra te njohur neper bote te cilet na kane nderuar si “Shqiptare te Kosoves”, nder to edhe kengetarja Rona Nishliu gjithashtu pjesmarrese ne Eurovision.
Albani beri nje reagim te gjate persa i perket intervistes se dhene nga Agim Doci e normalisht qe kengetari nuk mund te rrinte duarkryq pas fjaleve shume ofenduese te tij, qe ashtu sic e permendi edhe Albani, dukej se nuk ishte fort esell gjate dhenies se intervistes.
I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?
Persa perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.
Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.
Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.
Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !