“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja…”, deklarata e tmerrshme e Amosit për Luizin, për të cilin duhet të merren menjëherë masa!

“Big Brother VIP Albania” vazhdon të tërheqë vëmendje.

Pas shumë ngjarjesh e polemikash, së fundmi një deklaratë horror ka ardhur nga një prej banorëve të shtëpisë, më konkretisht nga Amos Zaharia.

Teksa po diskutonte me banorët e tjerë, Amos tregoi se nëse do të kishte mundësinë, si do ta dënonte Luizin.

Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?”, shtoi Kristi, të cilës Amosi iu përgjigj:

“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”.

Një deklaratë mjaft e turpshme që padiskutim nuk duhet të shmanget pa një reagim nga produksioni.

Kujtojmë se ndaj Luizit janë bërë shumë padrejtësi, duke përmendur këtu pëllëmbën e Kejvinës ndaj tij, ofendimet dhe deklaratën skandaloze ku i përmend babain e ndjerë dhe shumë situata të tjera.