Çdokush ka diçka për të thënë për trekëndëshin më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar Bora-Donald-Beatrix, mes tyre edhe ish-konkurrenti i Për’puthen Bashkim Saiti.
Ky i fundit ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth gjërave që kanë më shumë kuriozitet dhe nuk kanë munguar pyetjet rreth tre personazheve të mësipërme.
“Çfarë mendon për rikthimin e Bores te Donaldi pas tradhtisë që i bëri ai?”– ka pyetur dikush Bashkimin i cili i është përgjigjur: “Njerëz të rritur janë munden të merren vesh. Nuk më takon mua të flasë për çështjet private të të tjerëve.”
Po për Beatrix Ramosaj çfarë mendimi ka?
“Vajze e sinqert ndoshta me shume se qe duhet”- u pergjigj ish-konkurrenti i “Perputhen”.
[the_ad id=”37658″]
E nuk kanë munguar as ngacmimet për Borën e cila edhe pse në rolin e moderatores është komentuar shpesh nga ish-konkurrentët që nuk kanë ngurruar të shprehin hapur pëlqimin ndaj saj.
“E vetmja femër që tu përshtaste te Për’puthen ka qenë Bora”- i shkruan një ndjekëse Bashkimit që nuk është i këtij mendimi pasi shkruan: “Më beso që jo”.
Megjithatë, kohë më parë Bashkimi nuk e ka kursyer një super kompliment për Borën, të cilën e ka cilësuar si “femra më seksi shqiptare”.
[the_ad id=”37658″]
Sa i përket jetës së tij personale Bashkimi ka treguar se nuk ka më asnjë komunikim me Alvisën dhe se do rikthehet të jetojë në SHBA.