Gjate spektaklit Live te shkuar ne “Big Brother VIP”, te gjithe banoreve iu plotesua nje nga deshirat qe kishin shprehur gjate qendrimit ne shtepi.
Einxhelit dhe Donaldit iu dha mundesia te moderojne nga nje emision te tyre ne “Top Channel”, ndersa Iliri do te jete imazh i “Digitalb”.
Nga ana tjeter, Monikes iu be si suprize nje garderobe e gjithe me fustane, por mesa duket ajo nuk ngeli fort e kenaqur dhe kete e shprehu gjate mbremjes se djeshme ku tha se rrobat ishin thjesht nje hobby i saj.
Dhurata e Monikes ne krahasim me ato cka moren banoret e tjere u komentua edhe nga publiku, por edhe nga figurat e njohura.
Nje nder to ishte Shqipe Hysenaj, e cila u shpreh se nese do te ishte ne vend te Monikes do te ishte demoralizuar me ate suprize.