Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Oltës dhe Luizit, për shkak të pyetjeve anonime që banorët i drejtuan njëri tjetrit.
“Pse bën sikur se di që Kiara ka dikë jashtë?”- ishte një pyetje drejtuar Luizit për të cilën ai ja drejtoi gishtin Oltës.
Nga ana tjetër Olta e mohoi se ishte ajo që ja kishte bërë këtë pyetje, mirëpo debati mes tyre agravoi në ofendime të rënda, shkruan Lokimagazine.com
Pjesë nga debati
Olta: Unë s’kam nevojë për njeri, jam vetëm. Ti ke nevojë për ndihmë, thirri një herë shokët e tu të të sjellin ndonjë dron
Luizi: Shokët e mi bashkë me mua, ty të bëjmë për çdo mëngjes. Ti je një hiç!
Olta: A u kënaqe që e the këtë? E ke iden se çfarë nxorre nga goja të paktën? Vazhdo merru me moralin tim
Luizi: Ti ajo je, Olta Gixhari, t’a thash të bëj për çdo mëngjes tek dyert jeshile (tualet).
Olta: Çfarë llumi që je! Kam motër dhe mama në shtëpi, ti merresh me moralin tim?
Më pas, debati agravon në kërcënime nga ana e Oltës:
“Je duke ofenduar gruan e dikujt! E ke pyetur mirë veten çfarë nxjerr nga goja? Edhe pak ditë mbaron kjo, do japësh llogari për këto që thua! Vetëm mos kthehesh si miush i vogël, të dridhesh të thuash më fal! Mos bëj si gangster këtu brenda se unë e shoh çfarë je ti, je një miush i vogël!”
Më pas, Olta i hodhi ngacmime Luizit duke nënkuptuar se ai ka nevojë për substanca narkotike.
Olta: Të rri buza e bardhë gjithë kohës
Luizi: Kam mungesë vitaminash
Olta: Jo jo e di unë ca mungese ke, ta them unë! Prandaj po të them të jam kursyer shumë Luiz, ki kujdes me mua! S’jam e vogël unë, e di sa eksperiencë kam unë? Lyeji cik ato buzët, se e ke të bardhë shumë! /Lokimagazine.com