“Do beheni pishman…”-Adriana Matoshi reagon ashper pasi kompania e kozmetikes i keqperdor imazhin

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Duke pasur një numër të konsiderueshëm ndjekësish, ajo ka qenë shpesh caku i shumë kompanive të ndryshme, nën dëshirën për t’u bërë fytyra promovuese e tyre.

Megjithatë, një gjë e çuditshme i ka ndodhur Adrianës së fundmi, pasi një kompani ka shfrytëzuar pamjen e saj pa miratimin e saj.

“Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman”, shkroi Matoshi në InstraStory.

Imazhi i aktores ishte keqpërdorur nga një kompani produktesh kozmetike, e cila me të parë reagimin e saj, e kanë fshirë më pas atë.