“Dj PM” të tradhëton! Ndjekësja i shkatërroi Shën Valentinin Sarah Berishës?

Sarah Berisha dhe Dj PM ishte një nga ciftet që dolën bashkë prej edicionit të parë të BBV, dhe vazhdojnë ta ruajnë të fortë marrëdhënien e tyre.

Kjo lidhje megjithatë ka shkaktuar pervecse admirim, edhe mjaft thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave.

Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Këtë “Shën Valentin” përveç mesazheve të bukura dhe luleve që Dj Pm i ka dhuruar, Sarah ka marrë edhe mesazhe negative.

Madje një prej tyre, ishte aq i shëmtuar, aq sa mund t`ia kishte shkatërruar blogeres festën e të dashuruarve.

Në mesazh, Sarës i thuhej se partneri i saj, Dj Pm e tradhton, por ajo ka zgjedhur të mos e besojë, dhe t`i kthejë ndjekëses me shumë qetësi ndjekëses një përgjigje publike. “Sa të mirë i kam disa ndjekës, ma zbukurojnë ditën”, ka shkruar Sarah.