Dj PM dhe babai i Sarës nuk do të shkojnë kurrë mirë dhe këtë e zbulon vetë blogerja

Pajtim Krasniqi ose siç njihet ndryshe nga publiku, Dj PM, duket se nuk i ka mirë raportet me vjehrrin e tij, babain e Sara Berishës.

Shkaku për këtë? Futbolli.

PM shpesh e ma treguar se është një Milanist i zjarrtë. Mirëpo, si për ironi të fatit, babai i partneres së tij është tifoz i skuadrës rivale, Interit.

Mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për Superkupën e Italisë, u luajt ndeshja mes Milanit dhe Interit, me fitues këtë të fundit (3-0).

Nisur nga kjo, babi i Sarah-s ka dashur të ironizojë pak PM.

Ka qenë vet blogerja ajo që ka publikuar një bisedë me të, ku ai i shkruan t’i bëjë të fala PM.

Krah mesazheve Sarah shkruan: “Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.