Dielli po lind ndërsa sirenat po bien në Kiev, në ditën e pestë të pushtimit rus.
Shumë nga banorët e qytetit vijojnë të strehohen nën tokë nga frika e bombardimeve.
E teksa vijon beteja e fortë në qytete të ndryshme të Ukrainës, sot të gjithë sytë janë te takimi i Rusisë dhe Ukrainës që do të zhvillohet në Bjellorusi me shpresën se mund të ketë një zgjidhje dhe kjo luftë të marr fund.
Sakaq presidenti Zelensky tha se 24 orët e ardhshme do të jenë “vendimtare” për Ukrainën.
Më poshtë do të kemi zhvillimet më të fundit të ndodhura në luftën e ashpër mes Rusisë dhe Ukrainës.
- Rusia bombardoi qytetin verior të Chernihiv gjatë gjithë natës, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës
- Shpërthime u dëgjuan para agimit në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas
- Presidenti Zelensky thotë se 24 orët e ardhshme – dita e pestë e pushtimit rus – do të jenë “vendimtare” për Ukrainën.
- Rubla ruse bie në një nivel të ri të ulët kundrejt dollarit pas sanksioneve të ashpra, pasi analistët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm në bankat ruse
- BE-ja po ndërmerr hapin e paprecedentë të dërgimit të armëve në Ukrainë
- Ajo gjithashtu po mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët rusë dhe do të ndalojë mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik
- Shtetet anëtare do të marrin gjithashtu refugjatë ukrainas dhe do të anashkalojnë procesin e zakonshëm të aplikimit për azil
- Ndërkohë një votim në Bjellorusi i hap rrugën vendit, aleatit të Rusisë, për të pritur armë bërthamore
- OKB do të mbajë një seancë speciale urgjente të hënën ku do të përfshihen të 193 vendet anëtare