Disa persona tentuan t’ia heqin kamerën e sigurisë te shtëpia, Stresi publikon videon (VIDEO)

Stresi apo Arkimed Lushaj siç është emri i tij i vërtetë është nga rep artistët më aktiv në rrjetet sociale.

Reperi krahas postimeve që lidhen me muzikën dhe angazhimet e tij publikon shpesh edhe pamje nga përditshmëria dhe ndodhitë e tij.

E tillë ishte edhe kjo e fundit, ku Stresi publikoi një pamje që tregonte disa persona teksa tentojnë të heqin kamerën e sigurisë të cilën reperi e ka të vendosur në hyrje të banesës.

“Kta jan horrat e natës prishin kamerat hahahaahah e montuam prap, por po ju zuna jau vuna ta Dini o fispredha hahahahah po ju kan kap kamerat tjera idiota…”, ka shkruar Stresi.