Shpesh pohohet se pas rritjes së fëmijëve shumë çifte mund të mos i përjetojnë eksperiencat seksuale në shtrat njësoj si më parë.
Mirëpo, kjo është vetëm një anë e medaljes pasi jeta juaj seksuale mund të ndryshojë disi, por jo të pushojë së ekzistuari.
Mënyra se si ju zgjidhni ta shijoni marrëdhënien seksuale është në dorën tuaj.
Ja disa këshilla se si ta rindizni jetën tuaj seksuale edhe pasi të keni fëmijë:
Flirtoni
Mos ngurroni të flirtoni gjatë gjithë kohës kur ju jeni bashkë. Mundohuni t’i riktheheni periudhës së hershme të njohjes suaj kur kishit flutura në stomak. Pasi të largoheni për në punë i jepni partnerit tuaj një puthje sensuale të zjarrtë. Sa herë që po mendoni diçka erotike, të ëmbël për bashkëshortin tuaj, mos ngurroni t’ia shprehni atij. Shanset janë që ai të ndjekë shembullin.
Merrni herë pas here një dado gjatë ditës.
Kërkojini një dado që t’i shoqërojë fëmijët në ndonjë vend të preferuar të tyre. Ndërsa fëmijët janë jashtë, thjesht kënaquni me njëri-tjetrin.
Krijoni situata eksituese në momentet që jeni bashkë duke u angazhuar me punë në shtëpi.
Jepini partnerit tuaj pak dashuri teksa përgatisni mëngjesin. Vidhni një puthje pasionante në kuzhinë kur fëmijët nuk janë aty pranë. Është argëtuese dhe padyshim eksituese.
Gjeni kohë për seks në mëngjes.
Vendosni alarmin tuaj herët në mënyrë që të keni kohë për të shijuar një seks të nxehtë në mëngjes. Pas atij seksi, të dy do ta filloni ditën me buzëqeshje dhe do të përfitoni nga të gjitha përfitimet e mrekullueshme të tij.
Ndani fantazitë tuaja.
Nëse i ndani fantazitë tuaj seksuale me partnerit ka shumë gjasa të ndizni jetën tuaj seksuale. Tregojini atij për atë ëndërr erotike që keni pasur ose tregojini atij që dëshironi të provoni ndonjë pozicion të ri.