Disa thonë se gjetja e shpirtit binjak ndodh vetëm një herë në jetë, të tjerë mendojnë se ka disa, gjithsesi, mënyrat se si ta gjesh dhe bësh për vete janë këto:
Ji vetvetja
E gjithë ideja e shpirtit binjak është që të të pranojë dhe dojë ashtu siç je, me të mirat, të këqijat, defektet dhe imperfeksionet e tua. Ndaj, sapo të vëresh dikë që pëlqen, ji 100% vetvetja.
Mos kërko perfeksionin
Perfeksioni nuk ekziston veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Është shumë e rëndësishme që të gjesh dikë me të cilin bën kompromiset e duhura, kalon kohë cilësore dhe respektoni kufijtë dhe pasionet e njëri-tjetrit.
Merre me ngadalë
Nuk ka ndonjë arsye se pse t’i nxitosh gjërat. Mund të ecë ngadalë i gjithë raporti, ama gjërat do të shkojnë në vendin e duhur. Në të gjithë procesin mundohu të kesh një qasje pozitive dhe të shijosh të gjithë rrugëtimin.
Mos i ul standardet
Në fakt, ekziston një shprehje që thotë “Ka një njeri për çdo njeri”, ndaj nëse shpesh të thonë se ke standarde të larta, nuk është aspak faji yt. Kërko më të mirën për veten, gjithmonë.
Njih veten dhe dëshirat e tua
Çfarë dëshiron ti? Në ç’pikë je në jetën tënde? Ç’duhet të të ofrojë partneri/ja? Përgjigjju me sinqeritet këtyre pyetjeve dhe më pas, kur ta kuptosh se ç’kërkon realisht, do e kesh shumë më të thjeshtë.