Ish konkurrentja e Per’puthen, Shqipe Hysenaj, vazhdon të terheqë vëmendje me deklaratat e saj edhe pse tashmë u bë kohë që nuk është pjesë e ekranit.
Së fundmi, ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet rreth ‘fenomenit’ të momentit, programit “Big Brother VIP” dhe Luiz Ejllit.
Shqipja tregoi se bën pjesë tek pjesa e njerëzve që besojnë se çështja e sëmundjes së Luizit është thjesht një gënjeshtër e trilluar nga ai.
Në një përgjigje të saj, ajo u shpreh se një njeri me kancer nuk mund të lyej flokët ashtu si Luizi, për shkak se bën kimio.
Duket se kjo përgjigje e Shqipes ka acaruar një prej ndjekësve, i cili i ka shkruar:
“Komentin që dhe për Luizin që tani unfollow e ke, Shnett”, ndërsa ish konkurrentja ia ktheu në të njëjtën mënyrë duke i thënë: “Akoma këtu ti o budallaqe…? Ik zhduku mos të shoh më se., unë vuj për njerez të sakt e me mendje të pastër jo për servila portalesh“.