Dikur shoqe te ngushta, Jasmina ben deklaraten e papritur per Melisen: “Nuk e llogaris fare”

Jasmina dhe Melisa dikur kanë qenë shoqe të ngushta me njëra-tjetrën.

Dyshja dilnin shumë shpesh me njëra-tjetrën dhe nuk i kursenin postimet në rrjetet sociale.

Mirëpo, miqësia mes tyre ka përfunduar, aq sa Jasmina i ka bërë Melisës bllok në Instagram. Këtë e ka zbuluar vetë ish-konkurrentja në një intervistë për Prive.

“Kë nga Përputhen e ke bllok?”, është pyetur Jasmina. “Kam Melisën”, është shprehur ajo, teksa ka zbuluar dhe arsyen:

Melisa nuk u tregua korrekte për diçka qejfi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qejfi i mendoj për dhe nuk i llogaris fare, nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë se kemi qenë shumë të ngushta për të pasur atë lloj komunikimi me njëra-tjetrën.