Yll Limani ishte i ftuar në eventin shumë special të përgatitur nga Bashkia Berat, “Wine & Stories”.
Të pranishëm në event ishin edhe personazhe të njohur të televizionit dhe artit në Shqipëri.
Në një Instastory të gazetares Fatma Haxhialiu, shohim Yllin që i bëri këngëtares Marsela Çibukaj një super premtim.
“Premtoj që do t’i bëj një këngë shumë të bukur Marselës”- tha ai dhe dukej që e kishte shumë seriozisht.
Dikur dy këngëtarët e njohur ishin pjesë e të njëjtës skuadër në “The Voice”, por mentori i tyre Elton Deda vendosi që në finale të shkonte me Marsela Çibukajn dhe sfida e Yll Limanit të përfundonte në gjysmëfinale.
Megjithatë as Marsela nuk arriti të shpallej fituese pasi asokohe fituese u shpall Rina Bilurdagu nga Prishtina, e cila ishte në skuadrën e Alma Bektashit.