Këngëtarja Adelina Berisha ka rënë pré e disa grabitësve të cilët kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para e stoli ari. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të Prishtinës.
Këngëtarja e ka denoncuar ngjarjen në Polici, ku edhe ka dhënë deklaratën e saj për këtë rast. Raportohet se nga shtëpia e saj u vodhën rreth 10 mijë euro, si dhe stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet.
Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.
Kujtojmë se në vitin 2016, këngëtares i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe kishte hedhur benzinë.