Dikur e mohoi, por kjo foto nxjerr zbuluar romancën e Kiara Titos me reperin Mozzik!

Pak kohë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një foto që ngriti dyshimet për një lidhje të mundshme mes Kiara Titos dhe Mozzik.

Reperi kishte postuar foto me këmbën e një femre misterioze e më pas erdhi një postim nga Kiara me të njëjtin fustan si vajza në foton e Mozzik.

Asokohe Kiara bëri një reagim publik dhe mohoi se mund të ishte ajo femra në foton e reperit, ndërsa gjatë një interviste u shpreh se kishte marrë një nga fustanet që janë seri dhe i blejnë shumë vajza.

Mirëpo, tashmë që Kiara është në “Big Brother VIP” ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj që e lidh me reperin.

Në inboksin e “Lokimagazine” ka ardhur një foto ku tregohet se një nga veshjet e Kiarës të veshura në shtëpi, është e njëjtë me atë të Mozzik.

A është kjo një rastësi e dyfishtë apo dyshja kanë mohuar se ka patur diçka mes tyre?