Makina “Ferrari” e këngëtarit të njohur Noizy është djegur.
Sipas News24, makina luksoze e tij është djegur pak ditë më parë në Durrës, një mjet me vlerë 300 mijë euro.
Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.