“Di një histori shumë të tmerrshme që e nxjerr zhveshur si njeri”, Arjola plas deklaratën e fortë për banorin shumë të diskutuar të ‘Big Brother VIP’

Aktorja Arjola Demiri bëri një deklaratë të papritur për Granitin teksa po bisedonte me Sheilën dhe Arditin. Madje edhe Arditi tha se Graniti nuk i flet më as atij.

“Nuk e di nëse me ty e ka bërë, por mua më ka bërë bllok”, tha Arjola.

Ata po bisedonin për Granit Canën në lidhje me një histori të tij dashurie që Arjola dhe Arditi e dinin.

Më pas aktorja e njohur shton se ai e ka evituar komplet. Ajo shprehet se di një histori tjetër “shumë më të tmerrshme që këtë e nxjerr zhveshur si njeri”.