Një nga çiftet më të dashura të momentit është PM dhe Sarah të cilët pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i kemi parë thuajse kudo bashkë, madje kanë bërë edhe pushimet e para së bashku.
Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM e ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.
E teksa Sarah ka treguar në intervista se takimi me nënën e Pm ishte i sikletshëm, po takimi i Pm me nënën e saj si ka qenë?
E ftuar në “Post Big Brother VIP”, Sarah tregoi se takimi mes nënës së saj dhe Dj ka qenë krejt i rastësishëm.
Ata janë takuar në kufirin Kosovë-Shqipëri kur blogerja po kthehej nga Prishtina.
Mirëpo, Sarah zbuloi se nëna e saj i ka dhënë PM një çokollatë dhe një pije në takimin e parë, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.
Një dhuratë jo e zakontë nga një vjehrrë apo jo?
Vlen të përmendim se Sarah theksoj se takimet e tyre me familjarët kanë qenë miqësore dhe se nëna e saj ka qenë fanse e Pm në “Big Brother VIP”