Për të reduktuar gjuhën e ashpër të përdorur në Big Brother VIP Albania, produksioni ka vendosur që çdo banor që ofendon ose përdor dhunë verbale ndaj banorëve të tjerë do të “gjobitet” duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh.
Mbrëmjen e sotme, Big Brother ka vendosur të përjashtojë nga gara Kejvina Kthellën, për dhunën fizike të përdorur ndaj Luiz Ejllit.
Ndërkohë, të gjithë banorëve u është tërhequr vëmendje për të qenë më të kujdesshëm me mënyrën e të shprehurit dhe me “shakatë” që bëhen në shtëpi.