Donald Veshaj ka pranuar publikisht se po mundohet të rikthejë Bora Zemanin pas daljes nga shtëpia dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj.
Kohë më parë u përfol për një ribashkim mes tyre, projekt së bashku e shumë detaje të tjera që Bora i hodhi poshtë përmes një statusi të gjatë duke pranuar se aktori kishte kërkuar falje për situatat e krijuara por se asgjë mes tyre nuk është rregulluar.
Por duket se Donaldi nuk e ka ndërmend të heq dorë.
Në puntatën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ishte një moment që nuk u vërejt nga publiku e që kishte të bënte me dhuratën që ky i fundit i dërgoi ish të dashurës, Bora Zemani në përvjetorin e lidhjes së tyre.
Gjatë kohës që Donaldi ishte duke folur për personat të cilët në rrjete sociale paraqiten me adresa fals për të ofenduar, në një video shihej dora e moderatores, Bora Zemani teksa nxjerr nga kutia e çokollatave varësen që i kishte dërguar Donaldi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë, si dhuratë për nder të përvjetorit të lidhjes së tyre.