Detaji që na shpëtoi! Gafa e Arbanës me Efin në studio që konfirmoi lojën e produksionit

Eleminimi i Efit mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP” shtangu si banorët ashtu edhe publikun.

Për arsye se fitoi “Lojën e Inteligjencës”, megjithëse mendoi se Skënderbeu ka lindur në vitin 1956, Dea Mishelit iu dha një mundësi mjaft e mirë nga produksioni i “Big Brother VIP”.

Mirëpo, dita e sotme ka nisur me mjaft dyshime nga publiku përsa i përket vërtetësisë së produksionit. Por nga lindën këto dyshime?

*Dea Mishelit iu dha mundësia për të nxjerrë menjëherë tre banorë në nominim.

*Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efin, ku “publiku” votoi për eleminimin e kësaj të fundit. Mirëpo para se Efi të largohej, teksa ftoi Luizin në dhomën e rrëfimit, Arbana shpenzoi disa minuta “duke iu lutur” Luizit të vazhdojë garën dhe duke e “mbushur” me komplimenta si: “Je më i miri, lojtari më i fortë etj”.

*Mirëpo ajo cka e nxorri hapur “vërtetësisë” e produksionit ishte një gafë e Arbanës pasi kishte ftuar Efin në studio. Sic dihet tashmë, cdo banori pas eleminimit, i transmetohen momentet më të bukura brenda reality showt. Ky klip nuk u transmetua për Efin, pasi sipas Arbanës, largimi i saj ishte i papritur, por harroi një fakt: Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin.
Epo, në vend që të fshihte lojën e pistë të produksionit, Arbana konfirmoi shumë dyshime.

Sa i përket vendimit të Dea Mishelit për të përcarë grupin LEK, në vetëm 1 orë ajo humbi me mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram.