Kengetarja e njohur Xhensila Myrtezaj numeron me dhjetera hite ne YouTube, duke perfshire ketu bashkepunimet por edhe kenget solo.
Mirepo, duket se kohet e fundit ajo po merr shume komente negative per shkak te ndryshimit qe vihet re qysh nga fillimi i karrieres e deri tani.
Duke u bazuar tek komentet e shumta, duket se ne fillimet e saj Xhensila ishte ajo vajza e embel, kenget e se ciles kishin tekste te qarta dhe me kuptim duke mos i kushtuar shume rendesi videoklipit, ndersa tani duket se pamja dhe videoklipi jane ato cka kane marre rendesine e projekteve te saj muzikore, duke lene pas tekstin dhe kuptimin e kenges.
Kenga e saj e fundit u publikua diten e djeshme dhe pati nje lum komentesh negative e ne shumicen prej tyre shihej se publiku kerkonte Xhensilen “e vjeter” dhe te embel dhe jo kenge pa kuptim ku ekspozon vetem trupin e saj.