Gjatë seancës së fundit të gjyqit, Amber Heard u shpreh se trembej se Johnny Depp mund ta vriste aksidentalisht gjatë një zënke që ndodhi në muajin e tyre të mjaltit.
Teksa dëshmonte në seancën gjyqsore që Depp ka ngritur kundër saj ku e akuzon për shpifje, 36-vjeçarja e përshkroi ish-partnerin si një abuzues që shkakton shqetësime prej varësisë që ka nga droga, xhelozia dhe vetëlëndimi.
Ylli i filmave ka ngritur padi ndaj Heard prej $50 milionë rreth një artikulli të shkruar kohë më parë, ku ajo pretendon se është viktime e dhunës në familje. Vazhdimisht, Depp ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.
Çështja e gjyqit të famshëm nisi javën e pestë pas një pause të shkurtër disa ditore. Në seancën e mbajtur ditën e hënë, Amber mes lotësh tha se me shumë gjasa “nuk do të kishte mbijetuar” nëse do të vazhdonte të ishte e martuar me Depp. Amber Heard
“Isha kaq e frikësuar që fundi do të ishte i tmerrshëm për mua. Nuk doja ta lija kurrë, e doja shumë.”
Ajo e akuzon aktorin për dhunë fizike të përsëritur dhe në dëshminë e fundit tha se ai e sulmoi fizikisht teksa ndodheshin në trenin Orient Express në Azi pas dasmës së tyre në shkurt të 2015.
“Mbaj mend që më shtrëngonte kokën për një kohë të gjatë kur ishim në tren dhe mendova se do të më vriste aty.”- vazhdon ajo duke shtuar e quajtur atë periudhë “javë ferri” me Depp.
Sipas saj, gjithçka ndodhi sepse ky i fundit u bë xheloz kur mësoi se gruas së tij i ishte ofruar të luante një rol me James Franco-n.
Ndonëse Amber thotë se për disa kohë martesa ishte “shumë e dashur”, situata degjeneroi me kalimin e kohës derisa arriti në një pikë ku tensioni dhe dhuna u bënë thuajse normale. Sipas saj, Depp në mënyrë të vazhdueshme lëndonte edhe veten.
“Gjatë zënkave ai priste dhe duart e tij ose mbante thikën në krahëror. Digjte veten me cigare dhe skena të tjera të tilla.”
Pas dy vitesh martesë, në 2017-ën, çifti u divorcua. Në dëshminë e saj ajo thotë se ndihej aq e turpëruar dhe në siklet që ishte viktimë dhune, sa nuk kërkoi trajtime mjekësore përveç terapistit të saj dhe make up-eve apo akujve që përdorte për të mbuluar të nxirat në trup apo lëndimet në trup pas goditjeve.
Nga ana tjetër, Depp tha gjatë në dëshminë e tij se ai kurrë nuk e ka goditur ish-partneren duke iu thënë gjykatësve se ishte ajo e cila ndjente vazhdimisht “nevojën” për konflikt dhe dhunë.