Revista gjermane “Petra” së fundmi kreu një sondazh, në të cilin morën pjesë më shumë se 1000 gra nga mosha 29 deri në 39 vjeçe, për të kuptuar se sa mund të durojnë ato pa bërë seks dhe se cilat ishin efektet që sillte kjo zgjedhje.
Çuditërisht, 58% e të anketuarave thanë se mund të durojnë pa bërë seks shumë kohë. 33% pranuan se kanë mbi 2 vjet pa bërë seks, 40% deklaruan se kanë më shumë se 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale dhe 27% thanë se kanë mbi 6 muaj pa raport seksual.
Sipas ekspertëve, pasojat e mungesës së marrëdhënieve seksuale ishin mëse të dukshme.
Gratë që kishin 3 muaj pa bërë seks filluan të shfaqnin sjellje disi të çorientuara, ato që kishin 6 muaj pa bërë seks shfaqën shenja stresi dhe ato që kishin 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale reagonin të tensionuara.