Prej ditësh ngjarja më e përfolur në showbizin botëror padyshim është ajo e Cardi B.
Artistja e goditi me mikrofon fansen, e cila i hodhi lëng gjatë performancës në koncertin e saj.
Ky mikrofon i famshëm tashmë është në ankand.
Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas, The Wave – tani është në ankand në eBay në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.