Marrëdhënia mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit është një nga çështjet që ende vazhdon të përflitet e të ngjallë kuriozitet edhe kaq kohë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Padyshim që dyshja nuk kanë të njëjtin raport miqësor ashtu si në fillimet e programit, ama duket se i kanë lënë mënjanë hatërmbetjet mes tyre.
Së fundmi Efi ka organizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e pyeti në lidhje me dedikimin që Luizi do të publikojë për Kiarën.
“Do e suportosh Luizin sonte meqë nxjerr këngën?“- e pyeti ndjekësi, ndërsa Efi iu përgjigj duke i thënë se do e ketë suportin e saj, pasi Luizi është një nga këngëtarët më të mirë me një zë fantastik.