Ditet e fundit, shtepine e “Big Brother VIP Albania” e ka “pushtuar” debati i forte mes dy banoreve, Gent Hazizi dhe Olta Gixhari.
Mbrëmë, të dy banorët e shtëpisë kanë folur mbi ngjarjen e ndodhur dhe sërish, nuk është gjetur një zgjidhje.
Debati lindi pas një bisede mes Ronados dhe Gentit. Ronaldo i tha Gentit që: “Mos u merr me Oltën se të ha” dhe Genti u shpreh se: “Mund të hajë shumë gjëra, por mua nuk më ha dot”.
Ronaldo ia tha Oltës dhe ajo e përcolli te banorët e tjerë. Fjalia la vend për interpretim, por mori përmasa shumë më të mëdha seç parashikohej.
E ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, ku nën moderimin e Megi Pojanit, analizohen ngjarje dhe jepen opinione rreth situatave që ndodhin brenda shtëpisë, ishte bashkëshortja e Gent Hazizit, Eltona, e cila foli pikërisht për ndodhinë më të diskutuar të javës.
“A thua ndonjëherë ç’na hapi punë ky Genti?”, e pyeti moderatorja.
“E them, pasi duke njohur personalitetin…Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon, nuk lejon dikë ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se ai, deri në fund të lojës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti i tij”, tha Elona.
“Nuk do të ndryshojë dhe deformojë karakterin e tij për hir të lojës, kjo është pak, por e sigurt”, vijoi ajo.
“Në këtë pikë, e prisja debatin, e dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve, të paktën, mua nga ana ime, më janë dukur të tepruara”
“Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën; unë kam parë dëgjuar vetëm ofendime nga ana e Oltës, ofendime të pafundme, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash tjetrit, për një javë e gjysmë të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur një konflikt të një niveli kaq të rëndësishëm, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit, nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet dhe kjo është mënyra e tij për të vendosur barrierat e veta, por nuk ofendon. Nuk do ta bëjë as me gratë e me asnjë banor tjetër”, tha Eltona e bindur.
Ajo saktësoi edhe që Genti fal shumë dashuri dhe toleron, por kjo nuk i kthehet, ndaj ai reagon.