Pak kohë më parë, një postim i Dea Mishel shkaktoi mjaft trazira në rrjet.
Blogerja bëri një batutë në lidhje me fëmijët jetim ku tha: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Megjithëse nuk vonoi shumë që ta kuptonte gabimin duke e fshirë postimin, ishte tepër vonë pasi videoja u bë mjaft virale.
Mirëpo, e keni parasysh atë shprehjen: “Njerëzit e bullizuar, bullizojnë më shumë?”
Pikërisht këtë shprehje duket se e vë në zbatim Dea Mishel.
Sot, disa javë pas postimit të saj ofendues, teksa është bërë pjesë e emisionit të “BBV”, Dea Mishel ka rrëfyer para banorëve se është bullizuar shumë përgjatë jetës së saj.
Blogerja shton se bullizimi ndaj saj ka filluar që në fillore.
Megjithëse duke qeshur, Dea rrëfeu se shokët e bullizonin për syzet apo edhe për faktin që ishte e ngathët.
Pas këtij rrëfimi, i pritur ishte dhe reagimi i ndjekësve të cilët i kanë sjell në kujtesë blogeres pikërisht videon e saj virale ku bullizonte fëmijët jetim.
“Prandaj bullizon jetimët”, “Pastaj ti u rrite dhe bullizove jetimët”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në faqen zyrtare të “BBV” në Instagram.