Luiz Ejlli në BBV është kthyer si Nostradamus, duke parashikuar ngjarje të ndryshme, të cilat si për çudi kanë rezultuar të vërteta.
Një gjë e tillë ka ndodhur sërish së fundmi.
Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë, Luizi iu tregoi se sipas tij, data e përfundimit të “Big Brother VIP” do të shtyhet. Ai tha se sezoni i dytë do të mbyllet në datën 20 maj.
Luizi shtoi se shtyrja do të bëhet për arsye të vëmendjes së madhe që ka ky reality show, çka konvertohet në miliona lekë për televizionin.
“Ky format ka një minierë ari në thonjëza, për sponsora, bëhet minierë ari për të. Unë po të them, deri në Maji nuk dalim. Kaq. Nga data 20 Maj mbyllet”, tregoi Luizi.