Të shtunën mbrëma Iliri Shaqiri u martua edhe njëherë me bashkëshorten, Emanuela Morini.
Teksa në vitin 2002 kanë bërë një dasmë të vogël në Itali, kësaj here ishte radha e një dasme shqiptare.
Mëngjesin e kësaj të hëne, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” ishte i ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel, ku zbuloi shumë detaje për festën e madhe.
Balerini i njohur u shpreh se as bashkëshortja por as vajza e tyre, Emily, nuk e dinte se çfarë ai kishte përgatitur në Shqipër.
“Gjëja fantastike është se lindi gjatë një udhëtimi me Amin dhe Ermanlin. Te hoteli kam qenë më herët dhe kisha ëndërr që t’u prezantoja Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duke folur me Amin dhe Ermalin dhe thashë pse mos të bëhet. Ami më tha jam me ty. Kam ardhur në Shqipëri për punë. I lashë çelësat Amit dhe ajo u mor me të gjitha”, tregoi Iliri.