Prej ditesh tashme, moderatori i njohur kosovar, Robert Berisha ka qene ne qender te vemendjes per lidhjen e tij te fundit me modelen Laureta Maqedonci.
Dyshja e bëri publike lidhjen para pak ditësh ndërsa publikuan foton e parë sëbashku me dedikime dashurie.
Përveç një ndarjeje me fëmijë në mes, për Robertin dhe Lauretën duket se nuk ka rëndësi as mosha, pasi kanë plot 18 vite diferencë mes tyre.
Kështu, Robert Berisha ka lindur në vitin 1978 dhe është 44 vjeç dhe Laureta është e datëlindjes 1996 që do të thotë se është 26 vjeçe.
“Kurrë nuk kam besuar në Horoskop, por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar. Tani po I besoj se jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri-tjetrin”, tha Roberti në një intervistë të fundit.