Eros Grezda dashur apo padashur shpesh e gjen veten në qendër të mediave rozë për shkak të historive të dashurisë të kaluara, por edhe asaj aktuale.
Prej disa kohësh futbollisti është në një marrëdhënie me Ajsel Abazin, e njohur në rrjetet sociale për lidhjen e saj familjare me aktoren Amelda Abazi, e duket se kjo romancë e tyre ka shkuar në një tjetër nivel. Po, e kemi fjalën për një fejesë.
Në fakt dyshimet për këtë nisën kur futbollisti, urimin e Vitit të Ri bashkë me partneren, e bëri në emër të zotit dhe zonjës Grezda. Që mund të nënkuptonte edhe zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre.
Ndërsa së fundmi ka qenë vetë Ajsel e cila në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ka treguar unazën që mban në gishtin e fejesës.
Kështu, e pyetur se “Sa kohë ka në lidhje”, ajo u përgjigj:
“Mjafuteshëm sa për këtë”, duke treguar unazën dhe duke konfirmuar se ka pasur një propozim nga futbollisti dhe së shpejti mund të kemi edhe dasëm.