Pak ditë më parë, rrugëtimit të emisionit “Dancing With The Stars” në “Top Channel” i erdhi fundi ku fitues të tij u shpall çifti Sara & Luixhino.
Mes shumë polemokave, dyshja ngriti trofeun e emisionit të kërcimit.
Krah Sarës në finale ishin dhe Ardit Çuni me Elhaida Danin dhe Megi Pojanin.
Në lidhje me finalistët, së fundmi ka folur opinionistja e DWTS, Dalina Buzi.
Teksa krijoi një intervistë të shkurtër me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Dalina u pyet për humbjen e Arditit dhe Elhaidës, të cilët shiheshin nga publiku si pretendentët kryesorë për të fituar kupën e emisionit të kërcimit.
Përsa i përket Elhaidës, Dalina tha se: “Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”– shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.
Ndërsa për Ardit Çunin tha:
“Secili ka kohën e tij. Ndoshta duket se Ardit nuk është vlerësuar, por unë mendoj që këto eksperienca po e përgatisin për diçka më të madhe. Më ka bërë përshtypje si pas daljes nga “BBV” e ktheu Instagram-in e tij në një “podcast”, pra vuri humbjen në funksion të tij. Ka treguar që është talent në kërcim dhe që punon fort. Më pëlqeu që erdhi edhe tek “afterparty” edhe pse i mërzitur nga humbja”.