Së fundmi disa mesazhe janë bërë virale në rrjet në të cilat thuhet se produksioni i “Big Brother VIP” është gati për të nxjerrë si “mashtrues” Luiz Ejllin përpara publikut.
Në puntatën e sotme pritet një debat i ashpër mes Luizit dhe produksionit.
Jo vetëm kaq por ata do të përpiqen ta nxjerrin Luizin sikur ka luajtur më herët bixhoz dhe se “ka falsifikuar analizat më parë për të mashtruar për semundjen”.
Gjithashtu një mesazh zanor është bërë publik nga i njëjti burim, në të cilin thuhet se në të shumtën e rasteve, “produksioni i vendos gjërat në moment të fundit”.
Në mesazhin zanor thuhet se eleminimi i Gentit ishte i pa planifikuar, por produksioni ndryshoi mendim në moment të fundit.