Në “Big Brother VIP Albania”, prime-in e të martës u futën tre konkurrentë të rrinj.
Aktori Tan Brahimi, gazetari i njohur Bledi Mane dhe këngëtarja Keisi Medini.
Mirëpo veç Tanit, Bledi dhe Keisi u futën në shtëpi me synime të qarta: Të sulmojnë Luiz Ejllin.
Bledi u përfol që pa hyrë në shtëpi se do të sulmojë jetën personale të Luizit, ndërsa Keisi megjithëse u shpreh se Kiara i pëlqen si konkurrente, produksioni paska të tjera plane për atë.
Së fundmi është publikuar një mesazh zanor ku dëgjohet të thuhet se Keisi është detyruar që jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe të përpiqet ta bindë se Luizi ka një tjetër vajzë që e pret jashtë.
Duke ditur se hyrja e Keisit në BBV vjen pas më shumë se një muaji nga nisja, do ia bënte më të besueshme Kiarës se ajo di diçka nga jashtë. /Lokimagazine.com