Se fundmi, nje video e reperit te njohur shqiptar, Azet, po qarkullon ne rrjetin social “TikTok”. reperi
Azet ishte duke performuar ‘LIVE’ kur papritur shihen forcat e policise teksa nderhyjne menjerehere per te arrestuar reperin. reperi
Deri me tani nuk ka asnje njoftim zyrtar qe sqaron se cfare fshihet pas arrestimit te kengetarit.
Kujtojme se diten e djeshme Ervin Selita i njohur si Vinz i Hellbanianz është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli në Tiranë.
Hellbanianz është grupi muzikor që e ka zhvilluar aktivitetin mes Londrës dhe Tiranës.
Anëtarët e kësaj bande kanë qenë shumë herë në fokus të investigimeve të mediave angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze e me dyshimet se të ardhurat e kanë fituar nga aktivitete kriminale. reperi
Mësohet se Vinzi ka qenë një natë më parë në një hotel në rrugën “Tre vëllezërit Kondi” në Tiranë me të dashurën, E.D., 30 vjeçe e dy persona të tjerë të identifikuar si Xhuljano Selita, 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç. reperi
Problemi ka nisur që nga recepsioni i hotelit pasi punonjësja që ndodhej aty ka kërkuar kartën e identitetit të Selitës dhe të të dashurës së tij.
Këmbëngulja e reperit që të fuste të dashurën në hotel pa dhënë ID-në vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat dhe recepsionistja ka njoftuar pronarin, Zeni Xhindi.
Sherri mes biznesmenit e reperit ka agravuar dhe ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka tentuar që ta vrasë Xhindin. reperi
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. reperi
Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.
Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E.S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. reperi
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. reperi
Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. reperi