Einxhel ishte banorja e cila shpesh kishte shprehur deshiren se prej kohesh ka patur per synim te krijoje nje fondacion per t’u ardhur ne ndihme vajzave me pamundesi shkollimi.
Pas surprizës së marrë nga “Top Channel”, i cili i dha mundësinë asaj të ketë një emision i cili do t’i vijë në ndihmë të gjitha vajzave që duan të shkollohen, Dj Dagz ka shprehur emocionet e tij.
“Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemrën e bardhë e gjejnë njëri- tjetrin gjithmonë”, ka shkruar i dashuri i Einxhel, i cili ka etiketuar në postim edhe Sara Hoxhën dhe Lori Hoxhën si drejtuese të televizionit.