Dafina Zeqiri shpreh publikisht pëlqimin për Luizin, ironizon Oltën

Dafina Zeqiri e ka treguar tashmë banorin e preferuar të saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Këngëtarja ka treguar disa herë mbështetjen e saj ndaj Luizit me anë të postimeve në InstaStory.

Mirëpo së fundmi ajo ka lënë një koment në një postim në faqen zyrtare të Luizit.

Më i miri! Pikë“, shkroi Dafina ndërsa një nga komentueset ia ktheu: “ke vënë pikçuditëse”.

Me këtë rast, këngëtarja nuk e kurseu një përgjigje duke përdorur edhe një ironi ndaj Oltës, ‘kundërshtares’ së Luizit në lojë.

Ok ‘Olta‘”-ia ktheu Dafina ndërsa ndjekësit vërshuan në ‘like’ tek ky koment i saj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dafina tregon mbështetjen e saj ndaj Luizit.

Disa kohë më parë, me anë të një postimi në InstaStory, ajo shkroi: “Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan”.