Së fundmi në rrjet janë publikuar disa pamje ku shihet këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri krah një mashkulli misterioz.
Mirëpo nuk vonoi shumë që të zbulohej identiteti i tij si dhe raporti që ka me këngëtaren.
Burime për “IndeksOnline” bënë të ditur se mashkulli në fjalë quhet Kreshnik Gjergji, dhe është një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.
Po i njëjti burim konfirmon se ai dhe Dafina janë në një lidhje bashkë tashmë, pas ndarjes së këngëtares nga Dj Geek.
Mirëpo si i priti ky i fundit pamjet e publikuara në rrjet, të Dafinës krah Kreshnikut?
Më mirë sa s’ka ku të shkojë! Geek dhe Dafina vazhdojnë të ndiqen ende në rrjetet sociale. Gjithashtu bashkëpunimet mes tyre vazhdojnë, si dhe në koncerte shkojnë bashkë.
Duket se mes tyre nuk ka hatërmbetje.