Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi.
Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja.
Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi aspak.
Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.
“Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”-tha Dea.
Kujtojmë se gjatë “Lojës së inteligjencës”, teksa u pyet se kur ka lindur Skënderbeu, Dea Mishel na habiti të gjithëve me përgjigjen e saj turpëruese.
Ajo u shpreh se Skënderbeu ka lindur në vitin 1956, duke aluduar se ai po e voton që ajo të qëndrojë ende në shtëpi.
Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit.
Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.