Çudirat nuk kanë fund! Banorja e “Big Brother VIP” lan flokët në lavamanin e kuzhinës (Video)

Duket se çudirat nuk kanë fund as në “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, një video është bërë virale në rrjet, ku shihet banorja e shtëpisë, Mbresa, teksa lan flokët në lavamanin e kuzhinës.

Stresi i cili ndodhej pranë saj është habitur jo pak nga Mbresa, e cila nuk dukej aspak e shqetësuar teksa pastronte flokët në lavamanin e kuzhinës.

Veprimi i saj ka çuditur jo pak publikun, madje nuk kanë nguruar aspak të shfaqin revoltën e tyre.