Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e fundit në një ‘Kupë Bote’, Georgina bën dedikimin prekës

Surprizat në “Kupën e Botës në Katar” nuk kanë fund. Portugalia u eleminua ditën e sotme duke mbyllur rrugëtimin në fazën çerekfinale, ku u mposht 1-0 përballë Marokut.

Çka e bën më dramatike situatën është fakti që një nga yjet më të mëdhenj në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, luajti sot ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote.

37-vjeçari më herët kishte njoftuar se do mbyllë karrierën e tij me kombëtaren portugeze (në kompeticionet botërore).

Pavarësisht kësaj, në dy ndeshjet e fundit ai e nisi nga stoli. Sot Ronaldo u aktivizua në minutën e 51, duke mos arritur të bënte diferencën në minutat që mbetën.

CR7 u largua nga fusha me lot në sy dhe videot e fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në këtë moment të vështirë, sigurisht yllit të futbollit po i gjendet pranë më shumë se kushdo partnerja Gerogina Rodriguez.

Ajo ka reaguar në një status në Instagram ku nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj vendimit të trajnerit Fernando Santos që e la në stol.

Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të gabuar. Ai shok për të cilin ke respekt dhe e admiron. I njëjti që të futi në lojë, e pa si ndryshoi gjithçka, por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë, armën më të fortë.”- shkruan Gerorgina.

Më pas ajo shkruan se në fakt sot nuk humbën, por nxorën një mësim.

Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, por mësuam. Të adhurojmë.”-përfundon bukuroshja nga Argjentina statusin e saj.

Burimi: /RevistaClass