Ç’po bënin? Rihanna dhe A$AP u fotografuan bashkë kur lajmi për tradhti pushtoi rrjetin

Rihanna dhe A$AP Rocky janë bashkë, pavarësisht thashethemeve virale në internet se ata u ndanë sepse reperi e tradhtoi këngëtaren me stilisten e këpucëve Amina Muaddi.

RiRi dhe A$AP Rocky dukeshin shumë mirë bashkë, ndërsa u fotografuan duke ecur përkrah njëri-tjetrit, disa orë pasi lajmi kishte pushtuar rrjetin! Madje, Rocky e mbante dorën përreth belit të Ririt teksa ecnin.

Ata u panë duke mbërritur në aeroportin ndërkombëtar Grantly Adams në vendin e saj në Barbados, duke shënuar herën e parë që çifti u panë bashkë që kur thashethemet për tradhti filluan të qarkullonin.

Në videon e siguruar nga The Shade Room, ylli i popit shihet me një mini-fustan shumëngjyrësh dhe taka të larta, ndërsa reperi i mbuluar me shami dhe pantallona të ngjashme.

https://www.instagram.com/tv/CcZiwq0F1MY/?utm_source=ig_web_copy_link

Ishte Amina Muaddi ajo që reagoi në një deklaratë në Instagram pas lajmeve, duke i mohuar kategorikisht ato.