Copëzat e surprizës së madhe po zbulohen! Ja ku e keni datën e lançimit të këngës së parë nga Lori dhe Mozzik!

Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

Dy ditë më parë çifti i famshëm ka ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Për më tepër, kënga e parë e “No rich parents” e ka tashmë edhe një datë publikimi. Për të gjithë ju që mezi po prisni, ju bëjmë me dije se “Rosenkrieg” do të publikohet më 28 maj! Këtë e tregon Mozzik në llogarinë e tij në Instagram, nëpërmjet kësaj fotoje:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas një periudhe shumë të gjatë.