Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey janë ndarë pas disa muajsh lidhje.
Ndarja e tyre është konfirmuar edhe në rrjete sociale nga dyshja ku mesazhi i fundit i reperit nga Drenica për modelen ishte ky:
“Koha nuk do harrohet por gjithçka ka fund. Uroj të jesh e lumtur. E di që nuk je person i keq, mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën. Ka mbaruar, kaloje!”
Ylli rus madje akuzoi reperin shqiptar se ka qenë më shumë i fokusuar në makina e femra të tjera, se sa për të krijuar familje.
Mirëpo, pak ditë pas ndarjes Lirey ka publikuar një fotografi në rrjete sociale teksa tregon se është duke mjekuar në spital.
Çfarë ndodhi me reperen nuk e dimë pasi ky ishte i vetmi postim i saj pa dhënë shpjegime.
Shpresojmë që Alina të jetë mirë dhe mos të këtë shkuar në këtë gjendje për shkak të ndarjes!