Dua Lipa, ndërkohë që po bën pushimet në Shqipëri, është paditur nga muzikante Bosko Kante me pretendimin se janë shkelur të drejtat e autorit në regjistrimin e hitit “Levitating”.
Sipas Kante, regjistrimi i bërë me talk-box-in e tij u përdor në remix e këngës, pa leje.
Padia u ngrit në Los Angeles ditën e hënë dhe sipas saj, Bosko ka të drejtë të përfitojë më shumë se 20 milionë dollarë, në rast se provon që i është shkelur e drejta e autorit.
Në padi thuhet se Dua kishte leje ta përdorte talk-box në regjistrimin origjinal, jo në remix.
“Levitating” është ndër këngët më të njohura të Duas, pjesë e albumit “Future Nostalgia”.