Nicki Minaj ndaloi performancën e saj në New Orleans të premten për t’i thënë publikisht dy fjalë Kanye West.
Gjatë performancës së saj në Festivalin e Kulturës Essence, reperja 39-vjeçare, i tha DJ-t që ta ndalonte këngën “Monster”, që është një bashkëpunim i saj me West, i vitit 2010.
“Unë i bëj dalje “Monster”, sepse nuk merrem me kllounë,” i tha ajo turmës.
Nicki Minaj cut Kanye’s part of Monster and said it’s because she doesn’t fw clowns.
This is after he just did a song with Cardi B.pic.twitter.com/Exn76rE95n
— hy (@TheMindOfHY) July 2, 2022
Duhet theksuar se kjo revoltë e Minaj ndaj West erdhi në të njëjtën ditë që Cardi B publikoi këngën e saj të re “Hot S–t”, në bashkëpunim me West.
Siç mund ta dini, Minaj ka pasur shumë përplasje publikisht me Cardin në të kaluarën.
Po ashtu, mes Minaj dhe Kanye-s ka pasur tension së fundmi për shkak të anulimit të këngës së tyre “New Body”. Dy reperët fillimisht pritej ta publikonin këngën në albumin e anuluar “Yandhi” që u zëvendësua me albumin e West “Jesus is King”.
Burimi: /Class