Reperi amerikan Jacques Bermon Webster II, i njohur gjerësisht si Travis Scott, ka mohuar thashethemet se ai ka tradhtuar Kylie Jenner përmes një Story në Instagram të shtunën më 22 tetor. Por, çfarë ndodhi?
Aktualisht reperi është #trending në Twitter dhe TikTok, pas thashethemeve për tradhti. Sipas The Mirror, gjithçka nisi kur Yung Sweetro, një modele, ndau një story “prapaskene”. Njerëzit vunë re se Travis dukej në sfond.
https://www.instagram.com/reel/Cj8vqsCsKCi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=865a2dca-e2cb-4cae-8f0b-dfdf9e2c7de7
Në foto ajo shkroi: “Unë jam regjisorja, sigurisht *dhe një emoji që shkel syrin*.”
Më pas tha, “Nuk e dija që ai do ishte në set”…
Kaq mjaftoi që rrjeti t’i kundërvihej modeles dhe reperit. Ajo që e bën ngjarjen edhe më “të rëndë” është se për dyshen, ka patur zëra për një lidhje dhe në vitin 2018. Madje dyshohet se kjo solli ndarjen e Kylie-t nga Travis në 2019-ën.
“Fakti që Travis mund ta tradhtojë Kylie Jenner-in, më dëshmon se nuk ka rëndësi se si dukesh apo sa para ke, meshkujt gjithmonë do tradhtojnë”, shkroi dikush në Twitter.
Një tjetër u shpreh:
“Të tradhtosh Kylie Jenner është dëshmi se sado e mirë që të jesh, këta burra do të tradhtojnë përsëri. Kjo grua është miliardere, besnike, private dhe sinqerisht duket si një nënë e shkëlqyer për fëmijët e saj.”
Sidoqoftë, reperi ka mohuar gjithë zërat për tradhti.
“Po ndodhin shumë ngjarje të çuditshme. Një person i paftuar publikoi fshehurazi foto nga ai që supozohej të ishte një set i mbyllur, ndërsa unë po merresha me regjiinë e një videoje”, ka shkruar ai. “Këtë po e them për herë të fundit. Unë nuk e njoh këtë person, nuk kam qenë kurrë me këtë person. Pra, ju lutemi ndaloni me lojërat e vazhdueshme kibernetike dhe tregimet imagjinare.”
Burimi: /Anabel